Rrugët e Tetovës një ditë para festës së Bajramit të stërmbushura me njerëz.
Kolona të gjata makinash me shoferë të nervozuar.
Policia rrugore mundohet që të vendos rend.
Në tregun e gjelbër tregtarët kishin nxjerrë artikujt e tyre edhe në trotuare që të joshim blerësit në ditën e fundit të Ramazanit.
Qytetarët që kishin dalën treg thonë se çmimet janë shumë të larta., ndërsa ankohen se rrogat janë minimale.
“Shumë të shtrenjta janë, nuk kanë zbrit aspak, specat kanë hipë shumë a rroga 250 euro, shumë është”.
“Gjithçka në rregull është”.
“Nga fillimi i Ramazanit edhe më shumë për festat kanë hipë”.
“Me këto çmime rroga do të duhet të ishte 30 mijë denarë, llogarite tash 40 denarë qepa është. Në Gjermani është 20 cent merr 2000 euro rroge, këtu 300 euro nëse e llogarisim me çmimet e jashtëm këtu nuk duhet të jetë as 10 denarë kilogrami i qepës”.
Muajve fundit shumica e produkteve ushqimore janë shtrenjtuar. Vaji për gatim, mishi edhe disa perime janë shtrenjtuar për 20 përqind. Në anën tjetër pandemia ka ndikuar në gjendjen financiare te shumë familje, sidomos të ato që të ardhurat kryesore i sigurojnë me punë sezonale.
