Fshatrat nuk janë të rrezikuara! Angellov: Zjarri pranë Çanishtes ende aktiv

TË FUNDIT

Zjarri pranë fshatit Çanishte të Prilepit ende është aktiv, por për momentin nuk paraqet rrezik as për Çanishten, as për Krushevicën. Në terren janë zjarrfikësit e Prilepit, ekipe speciale të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, katër automjete “Pinzgauer”, zjarrfikës vullnetarë dhe një helikopter i policisë. Angellov thotë se shumica e krahëve të zjarrit janë ndërprerë dhe se situata përgjithësisht është stabile, por mund të përkeqësohet në çdo moment. Në Çanishte nuk është djegur asnjë shtëpi në të cilën jetojnë njerëz, ndërsa zjarri ka përfshirë disa objekte të vjetra dhe të braktisura. Shuarja e zjarrit vazhdon edhe nesër, ndërsa prioritet mbetet mbrojtja e plotë e vendbanimeve.

“Nga aspekti i rrezikimit të vendbanimeve, kemi mbrojtur disa manastire, disa stane, një bletore, por nuk arrijmë të mbërrijmë kudo…. Në fshatin pas meje nuk është djegur asnjë shtëpi në të cilën jetojnë njerëz. Zjarri ka përfshirë disa shtëpi të vjetra dhe të braktisura, ndoshta prej 50 ose 30 vitesh. Po kontrollojmë nëse është djegur ndonjë shtëpi që dikush e ka përdorur kohë pas kohe, në kuptimin e një shtëpie vikendi. Por, informacionet shtesë do t’i marrim më vonë…”, tha Stojançe Angellov.