Dezinsektim kundër mushkonjave në Shkup! Spërkatja ajrore më 20 dhe 21 gusht, tokësore nga 23 deri më 26 gusht

TË FUNDIT

Qyteti i Shkupit njoftoi se nesër dhe pasnesër, 20 dhe 21 gusht, në orët e hershme të mëngjesit, do të realizohet dezinsektimi ajror kundër mushkonjave, ndërsa dezinsektimi tokësor do të zhvillohet nga 23 deri më 26 gusht, nga ora 22:00 deri në 03:00 të ditës së ardhshme. Në rast se kushtet atmosferike nuk lejojnë realizimin e dezinsektimit, ai do të kryhet ditën e parë pasuese me kushte të përshtatshme, në të njëjtat termine, ndërsa bletarëve u bëhet thirrje të marrin me kohë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.