Tetova me reduktime të ujit të pijshëm! Komuna: Problemi tek ujësjellësi i Leshnicës, s’është realizuar siç duhet

TË FUNDIT

Tetova këtë periudhë po përballet me reduktime të ujit të pijshëm nga ora 1 e natës deri në orën 4 të mëngjesit, si pasojë e mosfunksionit siç duhet të ujësjellësit të Leshnicës. Kryetari i komunës Bilall Kasami thotë se problem qëndron tek të reshurat e shiut që nxjerrin jashtë funksionit ujësjellësin dhe i duhet disa ditë që të pastrohet.

Nga ndërmarrja publike “Sharri” thonë se problemi mund të zgjidhet, por kërkon një kohë më të gjatë. Zgjidhjen afatgjatë zotohen se do ta fillojnë në pranverë.

Ujësjellësi Leshnicës u ndërtua për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, ndërsa ky rrjet i ujësjellësit shpesh ka defekte, si plasaritje të gypave ose ndotje të burimit.