Tesla tërheq veturat sepse nuk po ndalojnë para shenjave të stop-it

TË FUNDIT

Tesla po tërheq nga tregu afër 54,000 automjete sepse një veçori softuerike i lejon ato të kalojnë nëpër tabelat e ndalimit pa u ndalur plotësisht.

Elon Musk, shefi ekzekutiv i firmës postoi në Twitter se nuk kishte probleme sigurie dhe makinat thjesht ngadalësonin, raporton BBC. 

Shenjat e ndalimit të zakonshme nëpër rrugët e SHBA-së, kërkojnë që drejtuesit e automjeteve të ndalojnë plotësisht, përpara se të vazhdojnë përpara.

“Dështimi për të ndaluar në një shenjë ndalimi mund të rrisë rrezikun e një përplasjeje”, thotë Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada.