Autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë ku u plagosën më shumë se 29 veta në metronë në Brooklyn, Frank James, u arrestua nga oficerët e patrullës në East Village në New York City të mërkurën, thanë tre zyrtarë për CNN.
Nga 29 personat që u shtruan fillimisht në spital në lidhje me të shtënat në metronë e Bruklinit, 10 mbeten ende të shtruar .
Pesë persona janë të shtruar në spitalin NYU Langone në Brooklyn, tha zëdhënësi David Koeppel për CNN. Të gjitha viktimat ende të shtruara në spital janë jashtë rrezikut për jetën.
