Tërmet i fuqishëm në Francë

TË FUNDIT

Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter goditi një zonë në perëndim të Francës ku një person mbeti i plagosur, njoftoi televizioni lokal online BFMTV.

Ky është tërmeti më i fortë në atë vend që nga viti 2002, njoftoi instituti francez sizmologjik.

“Një tërmet me magnitudë 5.8 u regjistrua të premten në perëndim të Francës. Është tërmeti më i fortë i regjistruar në vend që nga viti 2002 dhe një nga tërmetet më të fortë të regjistruar në Francë në përgjithësi,” tha Ministri për Tranzicionin Ekologjik dhe Kohezionin Territorial Christophe Bechy. . Epiqendra e tërmetit ishte midis qyteteve La Rochelle dhe Nior.

Siç raporton BFMTV, shërbimet e shpëtimit kanë trajtuar një person të lënduar lehtë, ndërsa në objekte janë vërejtur disa çarje. Ata thonë se rreth 1100 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike dhe se një linjë transmetimi është dëmtuar.