Valët e fuqishme të emigrantëve që bëjnë presion ndaj kufijve të Greqisë dhe toleranca e vazhdueshme e Turqisë për trafikantët përfaqësojnë kërcënim për gjithë Evropën, e minojnë sigurinë e saj të brendshme dhe qartë e shkelin të drejtën ndërkombëtare, tha ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, kompetent për policinë Takis Teodorikakos nga Luksemburgu, ku merr pjesë në Samitin e ministrave të Bashkimit Evropian, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Teodorikakos në deklaratë potencoi se Greqia në mënyrë efikase i mbron kufijtë e saj, të cilët janë edhe kufij të Evropës, “sipas të drejtës ndërkombëtare dhe kundër instrumentalizimit të jetëve njerëzore”.
“Tani na duhet mbështetja praktike nga Evropa dhe bashkëpunimi me të gjithë partnerët tanë. Në periudhë të turbulencave dhe kërcënimeve ndërkombëtare, familja e madhe evropiane përsëri të jetë shtyllë e qëndrueshmërisë, sigurisë dhe solidaritetit. Duke dëshmuar, në atë mënyrë se vlerat e saj mbeten të fuqishme, të pandryshuara dhe për to nuk mund të negociohet”, tha Teodorikakos.
