Sot, në rreth orës 19:00 është arrestuar 37-vjeçari, A.A. nga fshati Mojancë e Shkupit i cili kishte qenë në arrati nga dënimi me burg prej 20 vjetësh, për veprën penale – vrasje.
“Për të njëjtin është shpallur fletarrest në Gjykatën Penale në Shkup, në bazë të nenit 123 – vrasje nga Kodi Penal, për mbajtjen e dënimit me burg prej 20 vjetësh. A.A. do të dorëzohet në burg”, thuhet në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.
