Tentoi të kontrabandonte 10 laptopë në vlerë 13 mijë euro, arrestohet një person në Bogorodicë

TË FUNDIT

Drejtoria e Doganave bëri të ditur se një person është ndaluar gjatë hyrjes në Maqedoni pasi u kap duke tentuar të kontrabandojë dhjetë kompjuterë portativë të markës “Dell” në vlerë rrethë 13 mijë euro. Drejtoria tutje tha se i dyshuari i kishte marrë dhjetë laptopët nga një kompani kargo në Selanik, e më pas, me qëllim që t’i fuste ilegalisht në shtet, i kishte fshehur në vende të ndryshme të automjetit me të cilin udhëtonte.

Kundër tij është paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Gjevgjelisë