Zjarrfikësit e Shkupit shpëtuan një viç nga zjarri i madh në malin e Kitkës

TË FUNDIT

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, njoftoi se gjatë përballjes me zjarrin e madh mbi fshatin Paligrad, në malin e Kitkës, zjarrfikësit e Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri të Qytetit të Shkupit kanë shpëtuar një viç të vogël që kishte mbetur i rrethuar nga flakët. Ali theksoi se zjarret, përveç natyrës, pronës dhe njerëzve, rrezikojnë edhe kafshët, ndërsa bëri apel për përgjegjësi dhe kujdes maksimal për parandalimin e zjarreve.

“Pavarësisht nëse zjarret janë të qëllimshme apo shkaktohen nga pakujdesia, pasojat e tyre prekin të gjitha qeniet e gjalla. Ta mbrojmë natyrën, njerëzit, pronën dhe kafshët”, apeloi drejtori i QMK-së.