Tensionet Rusi-Ukrainë, zyrtarët gjermanë pritet të takohen me homologët rusë

TË FUNDIT

Zyrtarë të lartë të qeverisë gjermane dhe ruse kanë rënë dakord për një takim muajin e ardhshëm në një përpjekje për të lehtësuar tensionet politike me Ukrainën, tha të shtunën një burim i qeverisë gjermane, shkruan Euronews.

Këshilltari për politikën e jashtme të kancelarit gjerman Olaf Scholz, Jens Ploetner dhe negociatori rus për Ukrainën, Dmitry Kozak ranë kanë rënë dakord të takohen pas një bisede të gjatë telefonike.

Për këtë takim qeveria gjermane nuk ka bërë asnjë asnjë koment zyrtar.

Së fundmi ka pasur një sërë telefonatash midis liderëve perëndimorë dhe presidentit rus Vladimir Putin për praninë e forcave ushtarake ruse në kufirin ukrainas, pas dyshimeve për një pushtim të mundshëm.

Që prej marrjes së detyrës këtë muaj, Scholz ka theksuar nevojën për dialog me Rusinë lidhur me prezencën e saj ushtarake në kufirin ukrainas, duke u bashkuar me aleatët perëndimorë në mbështetjen e sanksioneve nëse Moska pushton Ukrainën.