Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ndodhet në një vizitë dyditore në vendin tonë. Në një intervistë ekskluzive për TV21, ai tha se tensionimet e fundit në veri të Kosovës kanë për qëllim deztabilizimin e Kosovës nga ana e Serbisë dhe se ajo dëshiron që “de facto” të shkëpusë një pjesë të territorit të Kosovës.
“Të shtënët me armë drejt policisë së Kosovës, gjuajta me armë drejt policisë së BE-së, të ULEX-it. Bllokimi i rrugëve, barrikadat, të gjitha këto janë një formë tjetër e gjuhës së dhunës, e cila refuzon dialogun. Por shfrytëzon forcën e imponimit të fakteve në terren. Këtë Kosova nuk e pranon dhe për këtë arsye ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me ndërkombëtarët që edhe ata t’i bindim se Serbia do të destabilizojë Kosovën. Qëllimi i Serbisë është ndarja “de facto” e një pjese të territori të Kosovës.”- tha Konjufca.
