Me tension e filloi punën Komisioni kuvedor për Arsim, Shkencë dhe Sport.
Kur kryetarja e Komisionit, Zhaklina Llazarevska filloi me rendin e ditës, deputet e VMRO-DPMNE-së iu afruan foltores duke e penguar që të vazhdojë.
Për shkak të mosmarrëveshjeve të deputetëve të opozitës dhe kryetares së Komisionit, u dha një orë pauzë.
Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Bllagica Llazovska, tha se të fillosh me rendin e ditës, pa u miratuar i njëjti është shkelje e rregullores. Pohojnë se edhe pse Komisioni ka filluar më 17 qershor, rendi i ditës ende nuk është miratuar sepse ato kanë pasur vërejtje procedurale që është e lidhur me konceptin e ri në arsimin fillor.
“Deri sa zgjaste Komisioni nga 17 maji, grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së kishte vërejtje procedurale dhe mbetem aty. Në listë ka ende shumë kolegë të cilët nuk janë shprehur proceduralisht. Çfarë bëri sot kryetarja? Filloi me rendin e ditës, ndërsa rendi i ditës i Komisionit nuk është i miratuar. Pohon se është miratuar, në ndërkohë kërkojmë incizimin e seancës dhe pohojmë se nuk është miratuar rendi i ditës. Kjo është shkelje e madhe e Rregullores së Kuvendit”, deklaroi Llazovska.
Por sipas kryetares së Komisionit, Zhaklina Llazarevska, rendi i ditës është votuar me tetë vota “për” në seancën më 17 qershor 2021, prandaj vazhdojnë me punë, ndërsa shtoi se VMRO-DPMNE e tregoi përsëri fytyrën e saj të vërtetë
“Me sjelljen e turpshme dhe arrogante sot përsëri e bllokoi procedurën për sjelljen e propozimi- ligjit për mësimdhënëse dhe punëtor profesional në shkollat fillore dhe të mesme. VMRO-DPMNE ende pengojnë mbi 27 mijë mësimdhënës dhe bashkëpunëtor profesional që të marrin paga më të larta. VMRO-DPMNE sot pengoi transformimin e raportit të punës të mbi 4700 të punësuarve në shkollat që punojnë me vite të tëra dhe nuk mund ta rregullojnë punësimin sepse ligjërojnë në disa shkolla ose japin lëndë me zgjedhje”, u shpreh Llazarevska.
Në rendin e ditës janë dy pika, propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat fillore dhe të mesme dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Byronë për Zhvillim të Arsimit, të dyja në lexim të parë.
