“Tejkalim i ndarjeve, ndërtimi i besimit”/ Nga 1 korriku MV kryeson me procesin e bashkëpunimit të Evropës Juglindore

TË FUNDIT

 

Nga 1 korriku Maqedonia do të kryesojë me procesin e bashkëpunimit të Europës Juglindore. Marrëdhëniet e mira ndër fqinjësore, stabiliteti, siguria dhe integrimi i rajonit në BE do të jenë prioritet e gjatë mandatit, tregoi presidenti i vendit Stevo Pendarovski.

“Slogani i kryesimit të Maqedonisë me procesin e bashkëpunimit është “Tejkalim i ndarjeve, ndërtimi i besimit”. Mendoj se në këtë aspekt jemi mjaft të kualifikuar nëse merren parasysh të gjitha marrëveshjet dhe kompromiset që kemi bërë edhe brenda vendit, por edhe me fqinjët tanë me qëllim që të përparojmë drejt BE-së”- deklaroi Stevo Pendarovski, president i RMV-së.

 

 

Pendarovski bëri të ditur se Maqedonia momentalisht kryeson edhe me OSBE-në, por u shpreh i bindur se në mënyrë të suksesshme do të udhëheqin edhe me këtë iniciativë.

 

“Problem shtesë, e them në thonjëza, për ne mund te jetë ajo që në të njëjtën kohë jemi edhe kryesues të OSBE-së që në mënyrë shtesë do të bëj presion mbi kuadrot, potencialet tona të kufizuara, megjithatë se di deri tani edhe më tutje në mënyrë të suksesshme do të kryesojmë edhe me OSBE edhe me procesin e bashkëpunimit të Europës Juglindore”- tha Stevo Pendarovski, president i RMV-së.

 

Para nesh me këtë iniciativë ka udhëhequr Mali i Zi. Presidenti Jakov Milatoviç foli për ngjarjet e rëndësishme që kanë ndodhur në rajoni gjatë kryesimit të Malit të Zi me procesin e bashkëpunimit të Europës Juglindore

“Sarajeva dhe Kishinau morën statusin “vende kandidate”, Shkupi dhe Tirana filluan negociatat, Prishtina mori liberalizimin e vizave, Zagrebi hyri në shengen dhe eurozonë, Beogradi ka fituar garën që të jetë kryesuese e panairit botëror “Expo2027”, Lubjana mori statusin e vendit anëtar i Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara”- tha Jakov Milatoviç, President i Malit të Zi.

 

 

Kryesimi i kësaj iniciative është 1 vjeçar, ndërsa paraqet një forum të rëndësishëm politik që synon bashkëpunimin në disa fusha si për paqen, sigurinë, stabilitetin, zhvillimin ekonomik, politik e shoqëror të të gjitha vendeve të rajonit. Vendet anëtare të procesit të bashkëpunimit të Europës Juglindore janë Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Bosnje dhe Hercegovina, Turqia, Kroacia, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia, Bullgaria, Greqia, Moldavia dhe Rumania.