Teatër i ri, me probleme të vjetra, Teatri Shqiptar jashtë funksionit, pikon ujë nga çatia

TË FUNDIT

Ligji për pensionim të obligueshëm në 64 vjeç? Shahpaska: Opozita e ka bllokuar me 500 amendamente

https://youtu.be/6ixtreDzEPQ Zgjidhja ligjore për pensionim të obligueshëm në sektorin publik në 62 dhe 64 vjeç është në procedurë kuvendore, por...

Disa komunitete nuk duan të shkojnë te Grubi! Të punësuarit në ARDB kërkojnë të mos zhvendosen në ndërtesën e re

https://youtu.be/65Jr3CnPG3E Nëpunësit administrativë në Agjencinë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive nuk duan të zhvendosen në objektin e ri...

Tetovë, Covid, bie numri i të shtrirëve në spital! Vetëm 12 punonjës mjekësorë në izolim ose të infektuar

https://youtu.be/FL6HNtbO2Og Numri i pacientëve të shtrirë në Spitalin klinik të Tetovës të infektuar me Covid 19 është 20, ndërsa  vetëm...

10 viktima dhe 403 raste të reja me Covid-19

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 2118 testime të realizuara 403 persona janë...

Shqipëri, 4 humbje jete dhe 641 të infektuar me virusin korona

641 raste të reja dhe 4 humbje jete është bilanci i 24 orëve të fundit nga pandemia Covid 19...

Një kovë në mes të skenës.

Njolla në dysheme dhe në tavan.

Kjo është vetëm një pjesë e enterierit të teatrit të ri, shqiptar të Shkupit. (5995, 6000)

Këto shenja kanë ngelur nga pranvera, kur ka pasur reshje të shiut.

Edhe pse u shpenzuan mbi 10 milionë euro për rinovimin e objektit teatror, godina e re ende me probleme të vjetra.

Drejtori aktual i Teatrit, Ylber Murtezi thotë se ky problem nuk mund të sanohet, nuk kanë mjete shtesë nga Ministria e Kulturës dhe tha se nuk mund të biej në kontakt me pronarin e firmës italiane Shensia, e cila e ka ndërtuar teatrin.

 “Nuk kam asnjë qasje me ata, një përfaqësues tjetër që e kanë lënë në Maqedoni, në momentin që reagova nëpërmjet mediumeve, të nesërmen erdhën 3-4 punëtorë, u ngjitën lart kinse po punojnë diçka, por në momentin që punëtori i tyre thotë se kjo është zgjidhje e përkohshme, atëherë gabimi më i madh është se nga kulmi kanë larguar pjesën kryesore që e mbron nga rrjedhja”, u shpreh Ylber Murtezi, U.D. Drejtor.

Rrjedhja e kulmit paraqet rrezik të madh, u ankua Murtezi,  sepse pikon mu pranë instalimit të rrymës. Meqë pikon në mes të skenës ai thotë se nuk ka kushte për punë.

 “Kemi kushte elementare për të mbajtur provat, por për të mbajtur premierën dhe pastaj të vazhdojmë me reprizën mendoj se do të jetë pak e rëndë. Me vetë faktin se ky institucion u nis për problemin e njëjtë sepse rrjedhte në kulm, por jo deri në këtë derexhe që të rrim në skenë me kova dhe të shohim ku po rrjedh, ku nuk po rrjedh”, tha Ylber Murtezi, U.D. Drejtor. 

Përndryshe rikonstruimi i Teatrit Shqiptar në Shkup ka nisur në vitin 2013, e përfundoi në tetor të vitit 2019, mirëpo ende nuk ka dritë jeshile për hapjen zyrtare të këtij objekti të rëndësishëm kulturor. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve nuk ua jep lejen e nevojshme.

Në krye të këtij institucioni për 18 vite ka qëndruar Adem Karaga, kuadër i BDI-së, e në mars të këtij viti udhëheqja i kaloi aktorit Ylber Murtezi, nga Alternativa.

TË NGJAJSHME