Të verbrit në Kërçovë kërkojnë kushte më të mira për lëvizje! Habiten që asnjë kandidat nuk i përmend gjatë fushatës

TË FUNDIT

Shoqata e të Verbërve në Kërçovë shënoi ditën e “Shkopit të bardhë”. Për këtë kategori të qytetarëve nuk ka asnjë kusht, sidomos në rrugë. Janë të pasigurt gjithandej kur lëvizin në këmbë.

Ata çuditen se si në fushatë zgjedhore premtohen projekte të mëdha, por deri më sot nuk kanë dëgjuar të përmendet përmirësimin i kushteve për të verbrit, për t’iu siguruar lëvizje më të lirë nëpër qytet.

“Deri më tani nuk kemi e keni ditur ju e i gjithë opinioni, por me shpresë se do të plotësohen kushtet tona na kane premtuar se do të plotësohen, p.sh. pakingje nuk ka mjaftueshëm për personat me hendikep”, tha Zendel Zylbeari.

Vështirësi hasin në rrugë dhe trotuare sepse shpesh veturat parkohen vend e pa vend, ndërkaq nuk ka as sinjalizues me zë nëpër vizbardhat për këmbësor.

“Me vështirësi, gjithashtu kemi apeluar deri tek kryetari Komunës së Kërçovës të vendosin sinjale me zë si nëpër qytetet tjera”, deklaroi Zendel Zylbeari.

Personat e verbër shprehin shqetësim edhe për ndihmën e ulët që marrin dhe thanë se janë në bisedime me ministrinë për punë dhe politik sociale që të ketë rritje të ndihmës sociale. Kujtojmë se kjo shoqatë ka qëndruar në një zyrë me kushte të mjerueshme por tanimë gëzojnë një zyrë të re ne ambient e Komunës së vjetër.