Të shtëna në një shkollë në Rusi, raportohet për disa të vdekur

TË FUNDIT

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën, pasi një person ka hapur zjarr në një shkollë në Rusi.

Në mesin e viktimave janë shtatë fëmijë, thanë autoritetet, teksa dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur në qytetin Izhevsk, në Rusinë qendrore, teksa Ministria e Brendshme ruse tha se edhe 20 persona, përfshirë edhe fëmijë, janë plagosur.

Dy mësues dhe dy roje sigurie janë në mesin e të vrarëve, thanë zyrtarët rusë.

Në momentin që ndodhu ngjarja, në godinën e shkollës ka pasur 1.000 nxënës dhe 80 mësimdhënës.