Të shtëna me armë në një shkollë në St. Louis, 2 të vrarë, 6 të plagosur

TË FUNDIT

Dy persona u vranë dhe gjashtë u plagosën në të shtënat me armë në një shkollë të mesme në qytetin amerikan të St. Louis, tha policia lokale.

Komisioneri i policisë Michael Seck tha se një grua dhe një vajzë adoleshente ishin mes viktimave. Policia ka arritur të vrasë sulmuesin, i cili dyshohet të jetë rreth 20 vjeç.

Të shtënat ndodhën pak pas orës 09:00 në shkollën e mesme, pas së cilës studentët u fshehën në klasa, dhe disa u hodhën nga dritaret, raportoi AP.

Policia mori një telefonatë pasi sulmuesi tentoi të hynte në ndërtesën e mbyllur të shkollës.

Oficerët e policisë mbërritën menjëherë në vendin e të shtënave, ku e gjetën sulmuesin dhe e vranë pasi shkëmbyen zjarr me të, shtoi komisioneri.

Zyrtari i policisë nuk ka dashur të japë emrat e viktimave dhe nuk ka treguar nëse gruaja e vrarë ishte mësuese.

Të plagosurit janë shtruar në spital, disa kanë pësuar plagë me armë zjarri dhe disa të tjerë janë goditur nga predha.