Të rritur dhe të rinj, meshkuj dhe femra, kolona të gjata për ta blerë albumin “Panini” për Euro 2020

TË FUNDIT

Radhë të gjata për albumin e ri “Panini” për Kampionatin Evropian 2020. Mes 654 fushave për fotografi në 97 faqet e albumit, për herë të parë gjendet edhe ekipi i Përfaqësueses së Maqedonisë, si pjesëmarrëse në KE që do të mbahet këtë verë. As të rriturit, e as të rinjtë nuk mundeshin t’i fshehin emocionet për albumin e ri.

“Ne tradicionalisht mbledhim për çdo kampionat botëror dhe evropian. Gjithmonë kisha shpresë se edhe Kombëtarja jonë do të figurojë… Më të fund dëshira ime u plotësua. Prej dje, kjo është hera e dytë që pres rend”.

“Kemi nipër, çka të bëjmë. Do të duhet të presin shumë kohë, prandaj erdhëm ne, t’u ndihmojmë pak. Plus, Maqedonia është në këtë album dhe kjo gjë na bën krenarë. Duhet të kontribuojmë edhe ne me diçka”.

Se futbollin nuk e ndjek vetëm popullata mashkullore, dëshmojnë edhe këto dy vajza të cilat presin rendin e tyre për ta blerë albumin…


TV21: Për vete e keni blerë albumin?
“Po, për ne”.
TV21: A gëzoheni që edhe përfaqësuesja jonë është në këtë album?
“Po, gëzohemi. Na vjen shumë mirë”.

Në albumin e 11 të evropianit, këtë vit, koleksionistët dhe adhuruesit e futbollit do të kenë mundësi të ngjisin fotografi edhe nga futbollistët e ekipit të Maqedonisë. Albumi shitet me 6 fotografi dhe kushton 80 denarë, kurse një pako me 5 fotografi kushton 40 denarë. Pas 26 vjetëve përpjekjesh, Maqedonia vitin e kaluar arriti të sigurojë plasman në një garë shumë të madhe, pasi në Ligën e Kombeve e mposhti Gjeorgjinë me 1:0 falë golit që e shënoi Pandev.

Kampionati do të luhet në 12 vende më 11 qershor, kurse Maqedonia do të debutojë dy ditë më vonë me ndeshjen kundër Austrisë. Në grupin C janë edhe Rumania, edhe Holanda. Futbollistët e Maqedonisë na befasuan edhe me fitoren në kualifikimet për në Kampionatin Botëror, ndaj Gjermanisë, të cilën e mposhtën me rezultat 1:2.

TË NGJAJSHME