Të revoltuar, bujqit e Prespës bllokojnë rrugën! Kërkojnë dëmshpërblimet dhe subvencionet e viteve të fundit!

TË FUNDIT

Morën makineritë e tyre dhe dolën në rrugë për të protestuar. Revolta ndaj shtetit nxori në rrugë bujqit e Prespës.

Ata bllokuan rrugën kryesore duke kërkuar nga organet kompetente që tu jepen dëmshpërblimet dhe subvencionet. Numri kaq i madh i pjesëmarrësve në protestë tregon qartë se këto bujq prej vitit 2016 po përballen me vështirësi të mëdha.

Kryetari i shoqatës së Pemëtarëve të Prespës Lube Pampuleski tha përveç mjeteve për dëmshpërblim dhe subvencioneve ata kërkojnë që kartelat me naftën e gjelbër ta kenë në dorë në fillim të shtatorit, sepse me këtë situatë të tanishme pemëtarët nuk do të jenë në gjendje të fillojnë me mbledhjen e mollëve.

 “Kërkojmë pagesën për dëmshpërblim të viteve 2016, një pjesë të 2017 dhe 2018. E ftojmë kryeministrin tonë dhe Ministrin e Financave të veprojnë në bazë të vendimit që është sjellë seancën e fundit qeveritare dhe pagesa të bëhet në kohë sa më të shkurtër më konkretisht mjetet për dëmshpërblim të jenë të lëshuara në llogarinë e komunës së Prespës, afati i fundit është 29 gushti i vitit 2022 në të kundërtën ne jemi të lodhur të shtypur nga përmbaruesit nga kreditë nëpër barnatore me nga 1 dhe dy vite”, tha Lube Pampuleski, kryetari i Shoqatës së Pemëtarëve.

Protestuesit të revoltuar nga kjo situatë kishin humbur durimin e pritjes. Ata i dërguan një sërë mesazhesh Qeverisë duke thënë se brenda 48 orëve të lëshohen mjetet e tyre dhe tu sigurohet plasman që ata të mund të mbijetojnë.

 “Brenda 48 orëve mjetet të lëshohen në llogari të Komunës së Prespës në të kundërtën protestat do t’i radikalizojmë”, theksoi Stefqe Radevski-protestues.

 “Situate është me të vërtetë alarmante, të gjithë këtë që e shihni këtu, ky popull nuk ka dal vetëm ashtu por nga shqetësimi ka dal andaj kërkojmë nga autoritet që atë ta përmbushin”, tha Turxhan Zengeloski –protestues.

 “Në Prespë jemi katastrofë, shteti nuk përpiqet për neve as subvencionet nuk i jep kërkojmë dhe nuk kemi marrë”, deklaroi Mylaim Nexhipi-protestues.

 “Në qoftë se nuk sigurohet plasman d.m.th. eksporti I mollës nëpër tregjet e huaja, çdo gjë tjetër është e kotë dhe nuk kemi nevojë as për ndihma sepse kjo është njëfarë lloj ndihme sociale nuk më ndihmon mua shteti me 1000 ose 2000 euro kur unë 30 mije ose 40 mije euro të investimeve I hedh kot”, tha njëri nga protestuesit.

Protestuesit i dhanë afat qeverisë deri më 29 gusht që të lëshohet parat e tyre në llogari të Komunës së Prespës, e siç thanë ata nëse nuk lëshohen mjetet për dëmshpërblim bujqit do ti radikalizojnë protestat dhe nëse ka nevojë deri në Shkup do të marshojnë me makineri punuese në shenjë proteste.