Të punësuarit e pa avancuar në IShT-Kumanovë, Inspektorati thotë se rastet do të shqyrtohen

TË FUNDIT

Çfarë do të ndodhë me të punësuarit e pa avancuar në Inspektoratin e Tregut në Kumanovë? Kanë kryer fakultet, por ende paguhen sikur të ishin vetëm me shkollë të mesme!

Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të tregut, Aneta Simeska-Dimoska, thotë se nuk është e informuar plotësisht me çështjen në fjalë, por pohon se e ka hasur këtë problematikë me ardhjen e saj në krye të Inspektoratit.

“Тë gjithë ata të cilët janë në pozitë e administratorëve profesionistë, ndërkohë, para hyrjes në fuqi të ligjit kanë përfunduar arsimin përkatës dhe nëse paraqesin kërkesë në institucion, personi përgjegjës i institucionit është i detyruar t’u sigurojë kompensim brenda 4 viteve, përkatësisht të vlerësojë nivelin e arsimimit. Pas informacioneve se kanë përfunduar arsimin dhe pas sigurimit të mjeteve brenda afatit ligjor do të dorëzohen”, tha Aneta Simeska-Dimoska.

Disa prej të punësuarve me të cilët TV21 bisedoi ditë më parë, pohuan se kishin dërguar disa ankesa dhe kërkesa por të gjitha kishin përfunduar në veshë të shurdhët. E drejtoresha Dimoska tregon se vetëm dy të punësuar në vitin 2021 kanë dërguar kërkuar t’u pranohet fakulteti dhe të avancohen në detyrë. Sa i përket avancimit shtoi se kjo bëhet varësisht nevojës së institucionit.

“Ata nuk kanë dërguar ankesë tek institucioni, unë i shikova dokumentet nga Kumanova dy prej tyre kanë dërguar kërkesë. Unë thashë se do të vlerësohet niveli arsimor dhe vlerësimi i të gjithë atyre që kanë përfunduar hyrjen në fuqi të këtij ligji sepse është një detyrim ligjor që do ta respektojmë, do të sigurohen fonde për të dhe do ta respektojmë si ligj detyrimi”, shtoi Dimoska.

E njëri prej të punësuarve të pa avancuar i javën që shkoi na tha se ata që po kërkojnë avancim i plotësojnë kushtet dhe se me Ligj deri më tash duhej të bëhej avancimi i tyre. Do të vazhdojnë të ankohen, e nëse nuk ka përgjigje, si zgjidhje e shohin largimin.

“Unë personalisht edhe kolegët e mi jemi të notuar me notë shkëlqyeshëm për punën që bëjmë, por nuk kemi ngritje ashtu si jemi pranuar ashtu kemi mbetur. Kjo është ankesa e fundit dhe nuk kam marrë përgjigje prej Inspektoratit të Tregut, tek e fundit do të largohem prej këtu sepse nuk ja vlen 14.700 denarë, nuk ja vlen”, tha Mustafë Murina më datë 06.01.2022.

Përndryshe aktualisht është hapur konkurse për punësim në Inspektoratin e Tregut për të cilën drejtoresha Dimoska tha se sipas sistematizimit ato vende janë të lira dhe në ato vende duhet punësim.

MARKETING I PAGUAR POLITIK