Të pasuksesshme bisedat urgjente të BE-së dhe Britanisë në Londër

TË FUNDIT

Bashkimi Evropian nga Britania e Madhe kërkon që të heqë dorë nga propozim-ligji për anulimin e rezultateve nga bisedat katërvjeçare për Bregzit, por Qeveria britanike e kryeministrit Boris Xhonson nuk e pranoi këtë kërkesë.

Komisioni Evropian kumtoi se po fillon përgatitje për dalje jo të rregulluar të Britanisë së Madhe nga BE-ja, duke vlerësuar se Londra “krejtësisht seriozisht e ka shkelur” marrëveshjen e vitit të kaluar, nëse e miraton ligjin e propozuar qeveritar.

Pas bisedave urgjente mes nënkryetarit të Komisionit, Marosh Shefkoviq dhe negociatorit britanik për Bregzitin, Majkëll Gouv, dje në Londër, BE-ja kumtoi se projekt-ligji britanik “seriozisht e shkel besimin” dhe se Londra tani duhet të ndërmarrë hapa për kthimin e tij.

Gouv tha se e ka hedhur poshtë kërkesën e BE-së për tërheqjen e projekt-ligjit.

“I thash nënkryetarit Shefkoviq se nuk mund dhe nuk do ta bëjmë këtë”, tha Gouv.

Përfaqësues zyrtarë të BE-së dhe diplomatë thonë se Unioni do të ndërmarrë aktivitete juridike kundër Londrës, por, siç transmetojnë mediat britanike, kjo me siguri nuk do të ndërmerret para fundit të vitit, kur skadon afati për dalje të tërësishme të Britanisë së Madhe nga Unioni pas afatit kalimtar.

Qeveria britanike kumtoi se është e përkushtuar në marrëveshjen me BE-në dhe se qëllimi i ligjit të propozuar është vetëm të sqarojë disa paqartësi. Qëllimi i tij kryesor është ta ruajë Marrëveshjen paqesore me Irlandën Veriore nga viti 1998, me të cilën iu dha fund dhunës dhjetëvjeçare.

Liderët e BE-së porositën se ndërprerja jo e rregulluar e marrëdhënieve me Britaninë e Madhe do të shkaktojë kaos në furnizimin në Evropë dhe në tregjet financiare globale.

Negociatori kryesor i BE-së, Mishel Barnie, i cili ka pasur biseda të ndara me Shefkoviqin në Londër, e ka kritikuar qasjen e Britanisë së Madhe ndaj rekomandimeve dhe potencoi se ende ka dallime të mëdha.

“Britania e Madhe nuk u anganzhua në të njëjtën mënyrë në bazë të parimeve dhe interesave të BE-së”, tha Barnie.

Ai shtoi se BE-ja punon me mund që të jetë e gatshme për të gjitha skenaret më 1 janar të vitit 2021, kur skadon afati për daljen përfundimtare të Britanisë së Madhe, duke përfshirë edhe atë për arritjen e zgjidhjes pa marrëveshje.

Pa marrëveshje tregtare, do të sillet në pyetje këmbimi mes Britanisë së Madhe dhe vendeve tjera të BE-së, i cili përfshin mijëra miliarda dollarë, në kushte të krizës që e ka shkakruar pandemia me koronavirusin.