Tetë persona sot e kanë humbur jetën në zjarrin që shpërtheu në një Repart për kujdes intensiv, ku trajtoheshin pacientë me Kovid-19, në spital privat në jug të Turqisë, njoftuan mediumet shtetërore turke.
Agjencia Anadolia informoi se zjarri ndodhi pasi ka shpërthyer një bombolë me oksigjen në Repartin për kujdes intensiv në spitalin universitar privat “Sanko” në Gaziantep.
Agjencia njofton se viktimat kanë qenë të moshës mes 56 dhe 85 vjeçarë dhe se 14 pacientë janë dërguar në spitale tjera.
Zjarri shpejtë është vënë nën kontroll, ndërsa hetimi për rastin është në vijim.
Deri tani në Turqi nga koronavirusi janë infektuar 1,98 milionë persona, ndërsa kanë vdekur 17.610.
