BDI sërish proteston në Tetovë, kundërshton shfuqizimin e emrave të rrugëve

TË FUNDIT

Bashkimi Demokratik për Integrim sonte do të zhvillojë protestën e dytë në Tetovë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e emrave të disa rrugëve dhe sheshit të qytetit, të miratuara në vitin 2007.

Marshi protestues do të nisë në orën 20:00 nga sheshi i Tetovës dhe do të përfundojë para objektit të Komunës. Nga BDI thonë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është vetëm një nga arsyet që i ka nxjerrë qytetarët në protestë, duke shtuar se shqetësimet lidhen edhe me, siç i cilësojnë ata, dobësimin e mekanizmave që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit. Sipas kësaj partie, zhvillimet e fundit kanë krijuar pasiguri te qytetarët dhe kërkojnë reagim publik. BDI kishte organizuar protestën e parë më 26 qershor, menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.