Të paktën një person e humbi jetën ndërsa një tjetër rezulton i zhdukur në përmbytjet në Çeki, kumtuan sot shpëtimtarët çekë.
Dhjetëra qytetarë janë shpëtuar, ndërsa disa qytete dhe fshatra në veri të Olomukut, 230 kilometra nga Praga janë vërshuar pas motit të ligë me shira të rrëmbyeshëm.
Siç transmetojnë mediat lokale, zjarrfikësit kanë arritur t’i shpëtojnë rreth 30 persona nga objektet dhe automjetet e vërshuara. Gjithashtu theksojnë se në vërshimet është shkatërruar një urë.
Gjendja mëngjesin e sotëm është qetësuar.
