Rrëzohet avioni në Havaji
Avioni u rrëzua në afërsi të pistës Dillingham në afërsi të Mokuleai në Havaji.
Departamenti i Transportit në Havaji njoftoi se nga rrëzimi i avionit nuk ka asnjë të mbijetuar.
Ende nuk është e qartë nëse avioni ishte duke u ngritur apo duke ateruar, në momentin kur u rrëzua, përcjell rtv21.tv.
“Deri më tani, sipas raportit të parë, dimë se nëntë persona kanë qenë në bord. Nuk ka asnjë të mbijetuar”, tha shefi i zjarrfikësve, Manuel Neves.
Ai tha se familjarët e personave në bord kishin parë nga toka rrëzimin e avionit.
“Është shumë e vështirë, unë punoj si zjarrfikës që 40 vjet këtu në Havaji dhe ky është incidenti më tragjik ajror që kemi pasur”, shtoi ai.
Nga nëntë viktimat, tre ishin konsumatorë dhe gjashtë të tjerë punëtorë të kompanisë fluturuese./21Media
The post Të paktën 9 persona humbin jetën nga rrëzimi i aeroplanit appeared first on RTV21.
