Të paktën 300 persona kanë humbur jetën dhe mbi 500 të plagosur në Sri Lanka

TË FUNDIT

Të paktën 300 persona kanë humbur jetën dhe mbi 500 të tjerë janë plagosur nga sulmet e djeshme ndaj kishave dhe hoteleve në Sri Lanka.

Autoritetet mëngjesin e sotëm potencuan se janë arrestuar 24 persona të dyshuar për lidhje me sulmet.

Tetë shpërthime në kisha dhe hotele në Kolombo dhe rrethinë, ndërsa nga të arrestuarit askush nuk e ka marrë përgjegjësin për sulmet që kanë ndodhur në festën e Pashkëve të Katolikëve.