Të paktën 182 persona humbën jetën nga përmbytjet në Afganistan

TË FUNDIT

Të paktën 182 persona janë vrarë dhe qindra janë plagosur gjatë një muaji me përmbytje të mëdha për shkak të shirave sezonalë në Afganistan, njoftuan sot Kombet e Bashkuara dhe talebanët.

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se më shumë se 250 njerëz u plagosën nga përmbytjet, ndërsa më shumë se 3 mijë shtëpi u shkatërruan ose u dëmtuan, raportoi AP.

Sipas tij, të paktën 182 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve.

Sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, numri më i madh i vdekjeve ka ndodhur midis 16 dhe 21 gushtit, kur 63 persona humbën jetën nga përmbytjet dhe 30 të tjerë u raportuan të zhdukur.