Të paktën 18 pjesëtarë të forcave proqeveritare afgane janë vrarë, ndërsa 12 të tjerë janë plagosur në sulmet e mbrëmshme nga ana e talibanëve, deklaruan sot për DPA, persona zyrtarë.
Dhjetë persona e kanë humbur jetën, pasi militantët i kanë sulmuar forcat proqeveritare në rajonin Sholgara, në provincën Balk, kumtuan këshilltarët provincial, Zabihulah Kakar dhe Muhamed Ibrahim Kair Andish.
“Edhe tre të tjerë janë lënduar gjatë sulmit”, shtuan ata.
Në provincën jugore Uruzgan, pesë policë kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar, pasi militantët kanë kryer sulm ndaj një postbllokut të sigurisë, në kryeqytetin Tarin Kot, deklaroi zëdhënësi i Provincës.
Në provincën perëndimore Badgis, tre policë e kanë humbur jetën, ndërsa gjashtë të tjerë janë lënduar në sulmin që ka ndodhur në mëngjes ndaj postbllokut të sigurisë në rajonin Mukor, deklaroi zëdhënësi i guvernatorit të provincës, Nexhmudin Burhani.
Personat zyrtarë pohojnë se viktima ka pasur edhe mes militantëve, por nuk publikohen kurrfarë numra
