Të paktën 17 persona u lënduan nga zjarri në një ndërtesë që jetojnë njerëz të pastrehë në Spanjë

TË FUNDIT

Të paktën 17 persona, dy prej të cilëve janë në gjendje kritike, u lënduan në zjarrin që shpërtheu natën e kaluar në një ndërtesë të braktisur ku jetonin njerëz të pastrehë në Badalona, ​​Spanjën Verilindore, kumtuan autoritetet lokale.

Shërbimi i zjarrfikësve kumtoi se rreth 30 njerëz u shpëtuan përmes dritareve përderisa ndërtesa digjej.

Shefi i shërbimit të zjarrfikësve, Dejvid Borrell shtoi se zjarrfikësit nuk kishin kohë për të përcaktuar nëse dikush tjetër mbeti në ndërtesë para se të shembet kulmi, gjë që parandaloi një kërkim të mëtejshëm sepse zjarri vazhdoi.

Personat zyrtarë deklaruan se do të duhen edhe disa orë në mënyrë që zjarri të vihet nën kontroll.

Kryetari i Bashkisë së Badalonas, ​​Havier Garsia Albiol, tha se në ndërtesë kanë jetuar më shumë se 100 njerëz të pastrehë, nga të cilët deri më tani janë evidentuar 60.

Badalona, ​​një qytet me rreth 200.000 banorë, ndodhet në veri të Barcelonës, në bregdetin e Mesdheut.