Të paktën 16 persona vdiqën në tajfunin “Goni” në Filipine

TË FUNDIT

Numri i të vdekurve nga tajfuni “Goni”, më i fuqishmi që goditi Filipinet këtë vit, është rritur në 16, publikoi Agjencia filipinase për ballafaqim me katastrofa.

Tajfuni solli erëra të fuqishme, të reshura të shiut dhe përmbysje, që morën të paktën dhjetë jetë në provincën Albaj. Gjashtë persona vdiqën në Kantaduani. Tre persona janë zhdukur në provincat në jug të ishullit kryesor Luzon.

Goni, tajfuni i 18-të që këtë vit goditi Filipinet, ka shkatërruar gati 80 për qind të shtëpive në disa qytete në Kantaduanes, ndërsa provinca ku jetojnë rreth 275.000 persona, praktikisht është “izoluar”.

Më shumë se 300 shtëpi u shkatërruan nën shkëmbinj dhe magmë nga vullkani Majon.

Tajfuni “Goni” është më i fuqishmi që këtë vit shfaqet në botë. bs/bsh/