Të paktën 100 viktima nga shpërthimi në Bejrut, mbi 4 mijë të plagosur

TË FUNDIT

Zjarrfikësit në Liban po kërkojnë përmes rrënojave mbijetuarit e shpërthimit të fuqishëm të një depoje që tronditi kryeqytetin Beirut, duke vrarë 78 njerëz dhe duke plagosur gati 4,000 n sipas të dhënave zyrtare, por që ky numër pritet të rritet, raporton Reuters.

Shpërthimi i së martës në depot e portit që ruanin materiale shumë eksplozive ishte më i fuqishmi ndër vite në Bejrut, duke ue gjetur vendin në një krizë ekonomike dhe një rritje e infeksioneve koronavirus, përcjell portali tv21.tv

Presidenti i Libanit Michel Aoun tha që 2,750 ton nitrat amoniumi, të përdorur në plehra dhe bomba, ishin ruajtur për gjashtë vjet në port pa masa sigurie, dhe ai shtoi se kjo ishte “e papranueshme”.

Ai bëri thirrje për një takim urgjent të kabinetit të mërkurën.

Zyrtarët nuk treguan se çfarë shkaktoi shpërthimin. Një burim sigurie dhe media lokale tha se ishte nisur nga punimet e saldimit që po kryheshin në një vrimë në depo.

“Ajo që ne po shohim është një katastrofë e madhe“, tha kreu i Kryqit të Kuq të Libanit George Kettani për transmetuesin Mayadeen. “Ka viktima kudo.”/21Media