Pas shpalljes së malit Sharr si park nacional do të duhet që për tre muaj të themelohet edhe ndërmarrja e cila do të menaxhon këtë park kombëtar. Ndërsa brenda tre viteve do të duhet që të përpilohet edhe plani për menaxhim. Metin Muharemi nga CED ka qenë i përfshirë në aktivitetet për shpalljen e malit Sharr si park nacional. Ai shpreson që të përfshihen të gjithë banorët në këtë projekt, pasi që për këtë rajon, sic thotë, është projekti më i rëndësishëm pas shpalljes së pavarësisë së Maqedonisë.
“Si platformë edhe si aktivist shpresojmë që procesi të jetë sa më transparent dhe të ketë kyçje lokale të banorëve lokal dhe të ketë kyçje të atyre që janë marrë në këtë projekt madhor pasi që mendojmë se është një ndër projektet më madhor që ka ndodhur pas pavarësisë së Maqedonisë. Shpresojmë që të kyçen banorët lokal ku edhe ata do të japin mendime se si do të duhet të duket parku kombëtar mali Sharr. Nga ministria e Ambientit Jetësor është sjell një moratorium për ndërprerjen e të gjithë aktiviteteve ndërtimore edhe shpresojmë se do të respektohet”, tha Metin Muharemi, aktivist CED.
Por Aleksandar Stojanovski, nga shoqata malore “Jellak”, vlerëson se nga tani fillon ajo pjesa më e vështirë.
“Kjo është vetëm një pjesë e legalizimit të parkut nacional , ndërsa pjesa më e vështirë është tani ku parku nacional të formohet edhe të mirëmbahet. Edhe deri më tani ka pasur ligje, si ligji për mbrojtje të ambientit për prerjen e drunjëve që nuk janë respektuar dhe mali Sharr erdh në këtë gjendje që ka ardhur deri më tani, ku janë dëmtuar rrugët malore edhe janë hapur rrugë të reja për prerjen e drunjve ku prerja legale edhe ilegale është e njëjtë edhe tani mali Sharr është i dëmtuar shumë, edhe shpresojë që me një të ardhme të afër këto gjera negative të ndërpriten edhe ta mbajmë këtë që kemi tani”, tha Aleksandar Stojanovski, klubi malor Jellak.
Jave më parë mali Sharr u shpall park nacional nga ana e ministrisë së Ambientit Jetësor. Por ndërtimi i hidrocentraleve thuajse në çdo lum të malit Sharr, ka bërë që biodiverziteti të dëmtohet shumë. Aktivistët ekologjike disa herë kanë kërkuar nga qeveria që të ndërpritet ndërtimi hidrocentraleve por kërkesat e tyre kanë ra në vesh të shurdhër.
