VLEN kritikon mbylljen e lëndës për modularet: Për 14 jetët e humbura nuk mund të përgjigjet “kablloja”

TË FUNDIT

VLEN reagoi ndaj vendimit të Prokurorisë për mbylljen e rastit lidhur me prokurimin publik për ndërtimin e spitaleve modulare, duke e lidhur në reagimin e saj me tragjedinë në spitalin modular në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona.

Nga VLEN akuzojnë Ali Ahmetin dhe Prokurorinë e drejtuar nga Islam Abazi dhe pyesin se si, sipas tyre, pas 14 viktimave përgjegjësia mund të përfundojë te “kablloja”, ndërsa kërkojnë hetim të pavarur dhe përgjegjësi të plotë për tragjedinë.

VLEN paralajmëron se do të vazhdojë të kërkojë zbardhjen e së vërtetës dhe drejtësinë për viktimat, duke shtuar se “ndëshkimi politik” për këtë papërgjegjshmëri, sipas tyre, do të vijë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.