Të mërkurën do të nisë imunizimi masiv, Filipçe: Në fund të prillit duhet të arrijë sasia e dytë nga AstraZeneca

TË FUNDIT

Të mërkurën do të nisë imunizimi masiv, Filipçe: në fund të prillit duhet të arrijë sasia e dytë nga astrazeneca

Salla “Boris Trajkovski” nesër do të bëhet gati për vaksinim masiv me 30 pozita, ku në gatishmëri të qytetarëve do të qëndrojnë mjekë dhe infermierë nga Shtëpia e Shëndetit, Shkup.

Përveç 24 mijë vaksinave nga AstraZeneca dhe 3 mijë dozave nga Sputnik që erdhën mbrëmë në Maqedoninë e Veriut, Ministri i Shëndetësisë paralajmëron edhe shumë vaksina shtesë. Deri në fund të prillit duhet të arrijë sasia e dytë nga AstraZeneca, si dhe vaksinat nga Kina dhe Pfizer, tha Filipçe.

“Prilli do të jetë muaji kur presim që të arrijnë vaksina nga më shumë vende.  Pas grupit me prioritet mbi moshën 75 vjeçe, do të kenë mundësi edhe qytetarët e tjerë që të vaksinohen. “ – deklaroi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Ministri Filipçe i luti qytetarët që janë vaksinuar në Serbi të jenë të kujdesshëm, sepse siç thotë antitrupat apo imuniteti do të krijohet pas tre javësh. Ai thotë se qytetarët që janë vaksinuar jashtë vendit dozën e dytë të AstraZenecas mund ta marrin në vendin tonë pas tre muajsh.

Konkretisht për vaksinën AstraZeneca ekipi ynë i ekspertëve ka marrë rekomandim nga kompania dhe shtetet e tjera, që thonë se revaksinimi duhet të bëhet pas 3 muajsh, që nënkupton se të gjitha këto vaksina do të shfrytëzohen. Kemi informacione se sasitë e tjera do të arrijnë në prill, dikur rreth 100 mijë duhet të vijnë tek ne. Unë kam kontaktuar edhe me kolegun Lonçar nga Serbia prej të cilit pres detajet në formë elektronike, për qytetarët tanë që janë vaksinuar, që t’i kemi në evidencë dhe që të planifikojmë që revaksinimin ta realizojnë këtu.” – deklaroi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Ndërkaq fajin për përkeqësimin e situatës me Covid19 mjekët ia hedhin variantit britanik të virusit. Sipas doktorit Dejan Dokiq qytetarët duhet të kenë kujdes më të shtuar, të vazhdojnë me mbajtjen e maskave, distancën dhe dezinfektim.

“Pacientët nga ky mutacion mund që më lehtë të sëmuren, sipas meje mbrojtja që përdoret masivikisht duhet të rritet për një hap. Ngelet distance dy metërshe dhe larja e duarve, eventualisht të mbahen dy maska kirurgjike ose N95. Është më mirë që të jeni më serioz dhe të mbroheni.” – Dejan Dokiq – Drejtor i Pulmologjisë.