“Të lodhur nga lufta me Covid-19, mjekët largohen ose njoftojnë se do të largohen nga Qendrat Klinike” – thotë Filipçe

TË FUNDIT

Në pyetjet e gazetarëve në lidhje me largimin e disa mjekëve nga Spitali Shtetëror, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se kjo ishte për shkak të lodhjes nga lufta me virusin korona.

“Të lodhur për të luftuar Covid-19, mjekët po largohen ose po njoftojnë se do të largohen nga Qendrat Klinike,” deklaroi Filipçe.

Ai mes të tjerash njoftoi se infermieret që njoftuan largimin e tyre fundjavën e kaluar tani kanë konfirmuar shkuarjen në klinika private. Filipce gjithashtu përmendi që kolegët e tyre po vijnë në vendin e tyre.