Të hënën, fluturim humanitar nga Londra

TË FUNDIT

Gjithsej 2,207 shtetas të RMV-së deri sot janë kthyer në vend me fluturime humanitare të organizuara nga Ministria e Punëve të Jashtme. 5.228 qytetarë kanë kërkuar ndihmë për t’u kthyer në vend, por vetëm 2.890 pranuan të vendosen në karantinë shtetërore, gjë që është kushti kryesor, njoftojnë nga MPJ.

Shumica e kërkesave janë nga kontigjenti evropian, por ka edhe nga kontinente të tjera ku janë akoma 272 persona, por vetëm 92 kanë pranuar të vendosen në karantinën shtetërore. Një fluturim tjetër nga Londra është planifikuar për ditën e hënë, dhe afati i fundit për tu paraqitur në Ambasadën e Maqedonisë ka qenë deri sot në orën 10 të mëngjesit.