Të hënën dhe të martën pa energji elektrike do të jenë pjesë e shfrytëzuesve të komunave të Shkupit, Gjorçe Petrov, Aerodrom, Karposh dhe Saraj.
Nga Qendra për menaxhim me kriza informojnë se nesër pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Volkovo rruga “24”, komuna e Gjorçe Petrovit edhe atë në periudhën prej ora 10:00 deri në ora 14:00, në periudhën nga ora 09:00 deri në ora 14:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të vendbanimit Lisiçe rrugica Vërpole numër 1, 3 dhe 5, një pjesë e rrugës “Mite Bogoevski”, komuna e Aerodromit, në periudhën nga ora 09:30 deri në ora 10:30, shfrytëzuesit e një pjese të rrugës ” Gigo Mihajlovski “ndërtesa numër nëntë hyrja tre, në komunën e Karposhit.
Ndërsa të martën, në periudhën nga ora 09:00 deri në ora 15:00, pa energji elektrike do të mbesin një pjese të rrugës “Lerinska” dhe “Zagrebska” në komunën e Karposhit dhe në periudhën nga ora 09:00 deri në ora 11:00, shfrytëzuesit “Mlekara” pompa e benzinës – Saraj, objekti tregtar “Ademi Iljaz”, “Islam Abazi”, në komunën e Sarajit.
