Lamine Yamal është shpallur lojtari më i mirë i ri në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Topit të Artë, që po mbahet sonte në Londër.
Ylli i Barcelonës e fiton këtë çmim për të tretin vit radhazi, pasi ishte vlerësuar si më i miri edhe në vitet 2024 dhe 2025.
Talenti spanjoll ka regjistruar 57 paraqitje, 25 gola dhe 20 asistime, duke pasur ndikim të madh në repartin ofensiv të skuadrës katalunase.
Përveç statistikave mbresëlënëse, Yamal ka krijuar 52 raste të mëdha për shënim, ndërsa ka regjistruar mesatarisht 2.32 pasime kyçe dhe 4.74 driblime të suksesshme për ndeshje. Gjatë kësaj periudhe, ai ka fituar edhe tre trofe.
Me këtë vlerësim, Yamal konfirmon edhe një herë statusin e tij si një prej talenteve më të mëdha të futbollit botëror.
