Të akuzuarit për “27 prillin” kërkojnë shfuqizimin e aktgjykimeve të shkallës së parë

TË FUNDIT

Nuk e di kush më sakrifikoi një vit e gjysmë para pensionimit, le t’i shërbejë për nder. Detyra ime ka qenë të informojë, të raportojë, por më 27 prill kontribuova në mbrojtjen e jetës së deputetëve, tha i akuzuari Oliver Popovski, ish punonjës i Agjencisë së Zbulimit në mbrojtjen e tij në Gjykatën e Apelit – Shkup.

Si ish pjesëtar i Agjencisë së Zbulimit, dekalaratë ka dhënë edhe Munir Pepiq i cili tha se në Kuvend më 27 prill ka hyrë sipas detyrës zyrtare.

“Detyra ime ishte të ndiqja personin N.N nëse ky person, nuk do të kishte hyrë në Kuvend, unë nuk do të kisha hyrë, do të isha me familjen time”, tha i akuzuari Pepiq, i cili akuzohet për sulm ndaj deputetit Ziadin Sela, në fakt për kërcënim terrorist të rendit kushtetues të shtetit.

Sigurimi i Kuvendit, Abdylfetah Alimi, në mbrojtjen e tij theksoi se ende nuk mund ta kuptojë përse është i dënuar.

“Në zyrën ku e strehova z. Sela, unë e kam pritur vdekjen. Por, me ndihmën e Zotit, unë dhe zotëriu arritëm të dalim jashtë. Për të gjitha punët tjera keni incizime nga Kuvendi, deklarata të dëshmitarëve dhe ankesën e mbrojtjes”, tha i akuzuari Alimi.

Nga ana e Prokurorisë, Alimi akuzohet se i ka dorëzuar çelësat e dyerve të Kuvendit të akuzuarit Goran Gjoshevski-Levi.

Njëherësh të gjithë të akuzuarit e tjerë nga Gjykata e Apelit Shkup, kërkuan që t’i kontrollojnë dëshmitë dhe deklaratën e dëshmitarit të mbrojtur S1. Ata konsiderojnë se herët a vonë drejtësia do të plotësohet për këtë rast./MIA