Taravari: Duhet të bëjmë ndryshimet kushtetuese për të mos humbur 10 vjet të tjera, siç ndodhi me anëtarësimin në NATO

TË FUNDIT

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i ftuar sonte në Click Plus në TV21, tha se duhet të bëjmë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën evropiane së bashku me Shqipërinë, për të mos humbur edhe 10 vjet të tjera, siç ndodhi me anëtarësimin në NATO. Ai ftoi VMRO-në që të votojë këto ndryshime dhe siguroi ata se me futjen e bullgarëve në Kushtetutë nuk do t’i ndodhi asgjë e keqe Maqedonisë.

“Meqë jemi në ndryshimin e preambulës dhe unë mendoj se do të ndodhi, është mirë të ndryshohet ky termin i turpshëm dhe në vend të 20 për qindëshit, të shkruhet gjuha shqipe. Është moment i mirë që të bëhen këto ndryshime për të mos humbur edhe 10 vitet të tjera siç i humbëm për t’u anëtarësuar në NATO. Mendoj se opozita duhet të mendohet mirë dhe shpresoj se VMRO-ja do të ndryshojë mëndje për të bërë ndryshimet në Kushtetutë dhe të fillojmë bisedimet paketë së bashku me Shqipërinë. Të gjitha partitë duhet të bëjmë maksimumin për të bërë këto ndryshime për t’i hapur rrugën eurointegrimeve deri në fund të vitit.”- tha Taravari.