Kryetari i Aleancës për Shqiptarë Arben Taravari ka komentuar situatën për partitë shqiptare të cilët janë në pozitë, e siç potencoi Taravari për të, po të ishte personale nuk do të kishte diskutuar që të jetë në opozitë.
“Unë 7 vjet jam në opozitë, përveç 3-4 muaj që isha ministër, për vete shumë më lehtë dhe shumë më mirë më vjen opozitarizmi, po të jetë personale si Arben Taravari, as që e kisha diskutuar por ka konstalacione të caktuara të cilat nuk mund të thuhen edhe publikisht, mendoj se ndonjëherë duhesh të tregosh se je i qëndrueshëm dhe duhet të ndihmosh disa procese, para se t’i ndihmosh vetvetes”, tha Taravari.
