Taravari mohon zërat për hyrjen e ASH-së në Qeveri! Alternativa: Qeveria është stabile dhe nuk ka nevojë për ASH-në

TË FUNDIT

Aleanca për Shqiptarët nuk e ka ndërmend të bëhet pjesë e Qeverisë. Kështu deklaroi ud kryetari i ASH-së Arben Taravari, ndërsa dezinformatat e tilla tha se janë spine të BDI-së për të zhvendosur vëmendjen nga problemet brenda partiake që ata kanë. Në një intervistë për REL, Taravari mohoi të jetë takuar me Ahmetin dhe Kovaçevskin.

“Ne as nuk jemi duke negociuar dhe as nuk jemi takuar me dikë. Mendoj se në BDI ka ngjarje shumë interesante dhe dalëngadalë po krijojnë kaos të brendshëm në mesin e tyre dhe përshtypja ime është se po e imponojnë idenë që Aleanca të hyjë në Qeveri. Nuk ka negociata dhe as nuk e kam takuar zotin Ali Ahmeti që nga viti 2017, nuk e kam takuar, po e them publikisht. Z. Kovaçevski nuk e kam takuar kurrë në jetë deri para 4-5 ditësh kur më thirri një i ri nga Tetova, Blendi Hodai në hapjen e një qendre rinore në Tetovë. Po të kishte negociata, do t’ju kisha thënë, por nuk ka një gjë të tillë”, deklaroi Arben Taravari – u.d. kryetari i Aleancës për Shqiptarët.

Reaguan nga partia Alternativa. Nga partia e Afrim Gashit akuzojnë se ASh po i vardiset Qeverisë por sipas tyre shumica aktuale është stabile dhe se nuk kanë nevojë përforcime.

“Për fat të keq, tash kur qeveria është stabile dhe “zjarr” ndizet vetëm në kampin e BDI-së, z. Taravari del si shpëtimtar i tyre, duke i ofruar deputetët e tij për ta plotësuar mungesën e deputetëve “të zjarrtë” të BDI-së. Qytetari sigurisht e kupton dhe e vëren dallimin se për çfarë arsye hyri AlternAtivA në qeveri dhe për çfarë arsye po ndodhë kjo vardisje e ASH-së drejt qeverisë”, theksoi Arben Taravari – u.d. kryetari i Aleancës për Shqiptarët.

I pyetur për mundësinë që Aleanca për Shqiptarët të bëhet pjesë e Qeverisë, zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani në një deklaratë për TV21 tha se rrethanat aktuale imponojnë që të ketë bashkërenditje sa më te madhe ndërmjet forcave politike. Osmani thotë se si mundësi duhet të diskutohet në të gjitha nivelet.. Edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski para disa ditësh mohoi të ketë zhvilluar takim për bisedime të tilla me ASh-në.