Ushtruesi i Detyrës, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i ftuar sonte në TV21, tha se ata si parti janë në fushatë të përditshme dhe të vazhdueshme që do të zgjasë deri sa të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme parlamentare, deri sa të krijohet një frymë ku shqiptarët e presin këtu e njëzetë vjet.
“Çdo ditë kemi aktivitete me degët një nga një dhe duhet të përcaktojmë nëndegët. Ka njerëz të interesuar ku për 10-15 ditësh do të fillojmë fushatën me prurjet e reja, sidmos njerëz që janë të qëndrueshëm. Duhet të krijojmë një frymë ku shqiptarët e presin këtu e njëzetë vjet. Kemi bërë një dinamik me njerëzit që i kam në kabinet ku do të jetë një fushatë e vazhdueshme. Njerëz që shohin shpresë te Aleanca për Shqiptarët”, tha Taravari.
