Kryetari i të “Majtës”, Dimitar Apasaiev dhe Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarë, Arben Taravari në deklaratë për Tv Klan konfirmuan se ka shumicë të re parlamentare.
Taravari dhe Apasiev duke u larguar nga Kuvendi thanë se ka shumicë të re parlamentare.
“Po, ka shumicë të re. Kjo është zyrtare. Kemi 61, me një tendencë për 64, tha Apasiev.
“Shumicë e re, 61”, tha shkurt Sekretari gjeneral i ASH-së, Arben Taravari.
Kujtojmë se më parë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në rrjetin social Facebook, bëri të ditur se kanë siguruar shumicë të re prej 61 deputetësh.
