Taksë shtesë për kompanitë me fitime të larta! Qeveria përcaktoi pr/ligjin për tatimin e solidaritetit

TË FUNDIT

Kompanitë që kanë realizuar të ardhura shtesë do t’i nënshtrohen tatimit shtesë, e kjo nënkupton që do të duhet të ndajnë fitimet e tyre. Në seancën e djeshme qeveria përcaktoi tekstin e të ashtuquajturit projektligjit për tatimin e solidaritetit. Vendosja e kësaj takse siç thonë nga qeveria, ka funksion solidariteti dhe do të sigurojë burime financiare të cilat do të përdoren plotësisht për financimin e Programit për masat për përballimin e krizës. I pyetur për detajet e këtij projekt ligji, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi thotë se kompanitë që kanë bërë fitime shtesë të paguajnë më shumë krahasuar me ato që nuk kanë arritur profit aq të lartë.

“Nëse e dimë që BE për vendin tonë ka siguruar 80 milionë euro në pjesën për luftën me krizën energjetike, gjithsesi që edhe ne duhet të tregojmë përkushtim dhe ata që kanë bërë fitime shtesë të paguajnë më shumë krahasuar me ata që kanë qenë të mbështetur në tërësi nga vendi, me qëllim që të mbijetojnë dhe të ruajnë vendet e punës”, tha Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë.

Kontributi i solidaritetit duhet të veprojë si masë rishpërndarëse për të siguruar që kompanitë në fjalë, të cilat kanë realizuar fitime shtesë për shkak të rrethanave të papritura, të kontribuojnë proporcionalisht në zbutjen e krizës energjetike në tregun e brendshëm.

“Me gjasa do të përfshihen të gjitha sektorët, të gjitha subjektet juridike që kanë  arritur profit shtesë nga mesatarja që e kanë arritur në tre-katër vitet e fundit”, deklaroi Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë.

Ministri i financave Fatmir Besimi kishte paralajmëruar vendosjen e kësaj takse në fund të vitit të kaluar. Ai shpjegoi se në katër vitet e fundit, ato kompani që kanë më shumë se 10 milionë euro të ardhura vjetore, fitimet e tyre do të krahasohen me ato të vitit 2022 dhe pjesa që është arritur mbi 20 për qind në katër vitet e fundit. Kjo do të vlejë vetëm për vitin 2022. Vitet kur nuk kanë pasur fitim nuk do të merren parasysh për tatim ka sqaruar, sqaroi Besimi.