Takohen Zaevi, Rama dhe Vuçiqi: Ky është Ballkani i ri evropian

TË FUNDIT

Kryeministri Zoran Zaev, homologu i tij i Shqipërisë Edi Rama SI dhe Presidenti serb Aleksandar Vuciq e nisën paraditen e kësaj të enjte me një video konferencë për të avancuar me projektin e Shengenit Ballkanik.

Zaev publikoi foto nga ky takim online, ku thotë se i shërbeu përgatitjeve për Forumin Ekonomik dhe Bashkëpunimin Rajonal që do të mbahet në Shkup më 29 Korrik.

“Nëse ndërlidhemi edhe më shumë, e bëjmë jetën e qytetarëve tanë dhe të lehtë e më të mirë. Ky është Ballkani i ri në Europë” ka shkruar Zaev.

Ai, Rama dhe Vuciq tre javë më parë zhvilluan një takim të ngjashëm online nga ku ranë dakord, që emërtimi i ri i kësaj inciative ballkanike të mësohen në takim e ardhshëm në Shkup. Në takimet e para të Shengenit Ballkanik morën pjesë edhe Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina por në ato që pasuan, këto dy vende nuk kanë marrë pjesë.

Pritet me interes të shihet nëse në Forumin e Shkupit do të marrë pjesë kryeministri Kosovës Albin Kurti i cili disa ditë më parë në Bruksel, pati debate të forta me presidentin Vuçiç./TV21

TË NGJAJSHME