I ftuar në emision Click në RTV21, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti komentoi edhe takimin e Ziadin Selës me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Ahmeti në Click tha se takimet nuk janë të ndaluara, duke shtuar se Ziadin Sela ka autonominë e vete.
“Takimet nuk janë të ndaluara, është normale që z.Sela ka autonominë e vete. Sela në dakordësi me mua bashkë ia lënë hapësira e autonomisë për të dalë me deklarata me komunikime me grupet e veta te duputetëve që i ka. Në Frontin Europian politikat ndërtoheshin bashkë, mirëpo më e zëshmja dhe më e madhja është BDI edhe unë e kam vërejt që mbeteshin në hije deklaratat dhe komunikimet që i bënte partia e z.Sela dhe me mirëkuptim është bërë, jo një përplasje apo kontradikta të pazgjidhshme”, tha Ali Ahmeti në Click në RTV21.
