Takimi i dymbëdhjetë vjetor për mjedis jetësor dhe zhvillim të qëndrueshëm

TË FUNDIT

Në kuadër të projektit të USAID-it për strategji komunale për ndryshime klimatike, në bashkëpunim me Qendrën e gjelbërt të Maqedonisë sot në Strugë do të hapet takimi i 12-të vjetor i organizatave civile nga Republika e Maqedonisë, të cilat punojnë në fushën e mjedisit jetësor dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Me fokus primar drejt çështjes për ndryshime klimatike, ky takim duhet ta përforcojë rrjetin dhe t’i avancojë strategjitë dhe qëllimet e përbashkëta të organizatave ekologjike civile në Maqedoni.

Në takimin e sivjetshëm pritet të marrin pjesë më shumë se 50 përfaqësues të organizatave civile ekologjike, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Projekti i USAID-it për strategji komunale për ndryshime klimatike është nisma katërvjeçare dhe ka filluar që të zbatohet në shtator të vitit 2012, ndërsa i zbaton që komunat të përballen me sfidat lokale të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

Projekti e përforcon shoqërinë civile me stimulim të aktivizimit civil. Aktivitetet janë të fokusuara në tetë komuna: Pehçevë, Tearcë, Bogdanci, Krivogashtan, Mavrovë, Rostushë, Bogovinë, Studeniçan dhe Vinicë. Këtë vit aktivitetet janë përhapur edhe në dy komuna, Prilep dhe Dellçevë.

Për realizimin e projektit USAID-i ka investuar 2.800.000 dollarë për aktivitete të ndryshme në komunat e përzgjedhura.